Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk ka asnjë interes të dëgjojë oferta nga Barcelona, pasi ka ndarë mendjen për t’u bashkuar me Real Madridin.
Drejtuesi i mediumit të njohur Okdiario, Eduardo Inda, teksa ka folur për emisionin El Chiringuito ka bërë të qartë të ardhmen e yllit francez.
Sipas tij, Mbappe ka vendosur të bashkohet me Mbretërit, edhe përkundër interesimit nga Barcelona.
“Drejtuesit aktual të Barçës, ashtu edhe të kandidaturës alternative, e kanë thirrur dy herë babanë e Kylian, Wilfried Mbappe, që është figura kryesore në të ardhmen e Mbappes, dhe të dyja herë ai i ka refuzuar”.
“Kylian do të largohet nga PSG vetëm për të luajtur për Real Madridin”, ishte mesazhi që iu dërgua drejtuesve të Barcelona nga babai i Mbappes ka thënë Inda.
PSG e di se ata tani përballen me një betejë të madhe për të mbajtur yllin francez për sezonin e ardhshëm, me Mbappe e ri që hodhi poshtë një ofertë të re rinovimi me vlerë 35 milionë në vit plus bonuse – gjë që barazonte atë me Neymarin.
Për lojtarin interesim ka edhe nga klubet angleze si Liverpooli dhe Manchester City. /Telegrafi/
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Emra
Kreu i FFK-së konfirmon se stadiumi “Fadil Vokrri̶...
Kurti takon mërgatën në Gjermani më 12 dhe 13 tetor
Ambasadori gjerman takon kryetaren e Speciales
Rama: Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po punohet me rit...
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi ku...