Një nga temat që mori më shumë vëmendje në merkaton e verës së kaluar, ishte dëshira e Kylian Mbappe për të kaluar te Real Madrid.
Spanjollët provuan deri në çastet e fundit të bindnin PSG, madje ofruan edhe 180 milionë euro për një futbollist i cili ishte në përfundim të kontratës, megjithatë francezët rezistuan duke treguar edhe në atë formë forcën financiare që zotërojnë.
Gjithsesi, kjo histori duket e destinuar për të vazhduar në merkaton e ardhshme verore, edhe pse së fundmi sulmuesi i parisienëve ka zbuluar se nuk po mendon më për transferimin në Spanjë duke qenë se si do të shkojnë punët, nëse bashkohet apo jo me madrilenët, ai sërish do të jetë pjesë e një klubi të madh.
“Nuk është e lehtë të flas mbi temën e transferimeve, sido të shkojnë punët unë e di se do të jem pjesë e një skuadre të madhe”.
“Në fillim njerëzit donin të dinin nëse isha i zhgënjyer që nuk u bashkova me Realin. Epo, në fillim isha pak i zhgënjyer sepse doja të largohesha dhe të provoja një eksperiencë të re, por më pas kuptova se gjithsesi nuk do të isha pjesë e ndonjë klubi të ligës së tretë”.
“Jam në një klub ku synohet Champions League dhe unë jam parisien. Këtu është familja dhe këtu janë miqtë e mi. unë gjithmonë e kam pranuar se te PSG ndjehem mirë”, u shpreh Mbappe.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet