Tanimë transferimi i Kylian Mbappes tek Real Madridi është vetëm çështje kohe.
Francezi është kapur nga kamerat e mediave duke i treguar presidentin te Francës, Emanuel Macron se kur do të zyrtarizohet, shkruan Arbresh.info.
25-vjeçari, momentalisht është pjesë e grumbullimit të Francës që po bëjnë përgatitjet e fundit para Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’, aty ku në kampin stërvitor i pranishëm ishte edhe Macron.
Biseda mes Mbappes dhe Macronit u kap dhe u shpërnda nga mediumi francez RMC Sport, të cilët kanë shfaqur momentin kur dyshja po flisnin për transferimin e pashmangshëm të Mbappes tek Real Madridi.
Macron tha: Kylian, si je? A je në formë të mirë?
Mbappe u përgjigj: Jam mirë.
Macron më pas pyeti: A është sot dita kur do të bëhet njoftimi?
Mbappe iu përgjigj: Sonte, sonte. /Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%