Mbappe i palumtur me Thomas Tuchel

14:04 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk është i lumtur me trajnerin Thomas Tuchel.

Francezi nuk është kënaqur që u zëvendësua në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligue 1 dhe nuk ia zgjati dorën trajnerit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve të fundit, fituesi i Kupës së Botës është duke kërkuar të largohet nga “Parku i Princave”.

Në garë për Mbappe është Manchester City dhe 13-herë kampioni i Evropës, Real Madrid.

Të dy klubet janë të gatshme të paguajnë një vlerë shumë të lartë prej 300 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme