Google ADS

Mbappe i hapur për transferimin në Liverpool, por PSG kërkon 253 milionë euro

20:13 | 27 Janar 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është i gatshëm për tu transferuar te Liverpool.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, Mbappe dëshiron transferimin te “Reds”, të cilët janë afër për të fituar Premierë Ligën.

Mirëpo, gjiganti anglez duhet të paguajë shifrën e frikshme prej 253 milionë eurove për kartonin e fituesit të Kupës së Botës.

21-vjeçari cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë, ndërsa në fanellën e “Parisienëve” ka shënuar 81 gola në 110 paraqitje.

Në garë për Mbappe është edhe Real Madrid, të cilët sipas raportimeve janë të gatshëm të paguajnë 300 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme