Google ADS

Mbappe humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalanta?

23:40 | 24 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Nuk ka festë për Kylian Mbappe pas fitores së PSG në finalen e Kupës së Francës.

Kupa e Francës tashmë i takon skuadrës së PSG, e cila në finale mposhti 1:0 skuadrën e St.Etienne, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Kylian Mbappe u godit fort nga Loic Perrin, i cili edhe u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj yllit të PSG.

Mbappe la fushën në minutën e 33’, pasi nuk mund të ngritej nga goditja e pranuar.

Pas ndeshjes, francezi është parë të dalë nga stadiumi me ndihmën e patericave, pasi nuk mund të shkilte në këmbën e djathtë.

Rreziku është i madh që Mbappe të humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalanta, pas dy jave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme