Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është pyetur sërish lidhur me të ardhmen.
Francezit i skadon kontrata në fundin e edicionit, ndërsa verën që lamë pas u kërkua me ngulm nga Real Madrid, por ishte presidenti Nasser Al-Khelaifi që nuk lejoi të ndodhte transferimi.
I pyetur për të ardhmen nga ‘CNN’, Mbappe tha se është i fokusuar vetëm që të eliminoi Real Madridin nga Liga e Kampionëve.
“Nuk është koha që të flas për këtë gjë. E vetmja gjë që është në mendjen time është të mposhti Real Madridin në Ligën e Kampionëve”.
“Jemi gati dhe unë jam gati të luaj dhe të jap gjithçka për PSG-në”, deklaroi ai.
Ndërkohë, raportohet se Real Madrid planifikon të nënshkruajë parakontratë me francezin në janar, por që nuk do bëhet publike.
Kurti: Nga lufta për çlirim deri te përpjekja për pavarësi, ...
Tërmet në Serbi, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut
Zbulohen prapaskenat, si Reijnders refuzoi transferimin te B...
Dyshime për dallavere në tenderët për organizimin e ekskursi...
Çka duhet të ndërmerrni kur iu bie gripi?
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor