Ludovic Giuly mendon që Kylian Mbappe ka një avantazh ndaj Lionel Messit pasi i është shmangur lëndimeve në fazat e hershme të karrierës së tij.
Ylli i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe është më profesional sesa ikona e Barcelonës, Lionel Messi, në moshën e tij, ka thënë Ludovic Giulfy, transmeton portali arbresh.info.
“Kyliani ka një potencial të mrekullueshëm”, ka thënë Giuly për 19-vjeçarin.
“Ai ka gjithçka që i duhet për të qenë i mrekullueshëm, ai është profesional, ai është mentalisht i fortë, ai zgjodhi PSG-në për tu rritur”
“Leo kishte shumë shqetësime rreth shëndetit të tij gjatë rritjes. Ishte më e komplikuar për të. Kyliani ka përparësi në të kuptuarit e vetës dhe rikuperimin e mirë”, përfundoi Giuly, ish sulmuesi i PSG-së dhe Monacos.
Mbappe është pjesë e listës së shkurtër të lojtarëve të nominuar për Topin e Artë./arbresh.info/
https://twitter.com/KMbappe/status/917449644124360705
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban