Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij ka vlerësuar superyllin e ri të Juventusit, Cristiano Ronaldon, për ndikimin e tij pozitiv në Serie A, por e vlerëson Kylian Mbappen para tij si sulmuesi më i mirë me të cilin është përballur.
Ronaldo iu bashkua Juves në muajin korrik pas nëntë viteve jashtëzakonisht të suksesshme me Real Madridit, me të cilin ka fituar katër tituj në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Dua të them se së pari nuk kam besuar që ai do të vinte në Itali”, ka thënë holandezi për ‘Corriere dello Sport’.
“Por, kur ato [mediat] vazhdonin të flisnin për këtë, atëherë fillova ta besoja. Për futbollin italian, arritja në Serie A ishte pozitive sepse i ka dhënë një shtytje të mrekullueshme të gjithë kompeticionit”
“Kam luajtur kundër tij me skuadrën kombëtare në një miqësore kundër Portugalisë para Kampionatit Botëror 2014. Përfundoi 1 me 1 dhe ai shënoi përmes rivënies nga këndi”
Kur është pyetur se cili është sulmuesi më i mirë me të cilin De Vrij ka luajtur, holandezi me eksperiencë të gjatë tha: “Ai është Mbappe”
Talenti i ri francez ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i ri në Kampionatin Botëror pasi i ndihmoi Francës të siguroj titullin./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...