Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, e ka thyer rekordin e Lionel Messit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në moshë që arrin t’i shënojë 15 gola në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Edhe pse sapo i kthyer nga lëndimi, 20-vjeçari Kylian Mbappe u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë të fitores 5:0 të Paris Saint-Germainit kundër Club Brugge dhe ai luajti rol kyç në këtë ndeshje me het-trikun e tij.
Pasi hyri në lojë në minutën e 52-të të ndeshjes, Mbappe arriti ta shënojë golin e tij të parë vetëm nëntë minuta më vonë, ndërsa jo shumë kohë më vonë e regjistroi edhe një asist për golin e Mauro Icardit.
Në minutën e 80-të, francezi e arriti golin e dytë të ndeshjes pasi i mposhti dy mbrojtës, ndërsa katër minuta më vonë e kompletoi het-trikun e tij, sërish me ndihmën e Angel di Marias, i cili i regjistroi dy asiste.
Kjo ishte një tjetër paraqitje magjike nga Mbappe në garën më prestigjioze të Evropës, duke bërë që tani ta ketë arritur shifrën prej 15 golash në Ligën e Kampionëve vetëm në moshën 20 vjeç dhe 306 ditë.
Ky rekord e bën atë lojtarin më të mirë në histori që i ka arritur 15 gola, duke e thyer kështu rekordin e vendosur paraprakisht Messi, i cili e arriti këtë shifër kur i kishte 20 vjeç dhe 288 ditë.
Mbappe gjithashtu arriti të bëhet lojtar i parë që hyn në lojë nga stoli dhe arrin t’i shënojë tri gola në Ligën e Kampionëve që nga tetori i vitit 2008, kur Joseba Llorente e shënoi një het-trik të tillë për Villarrealin kundër Aalborgut. /Gazeta Express/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...