Nëse largohet nga Paris Saint-Germaini, ylli francez do të donte ta vazhdojë karrierën tek “Reds”
Kylian Mbappe nuk e ka vazhduar ende kontratën me Paris Saint-Germainin.
Kontrata aktuale e yllit francez me klubin nga Ligue 1 skadon në vitin 2022.
Ndërkohë, e përditshmja franceze “Le Parisien” shkruan se në mendjen e kampionit të botës me Francën është Liverpooli, përcjell Gazeta Express.
Ish-futbollisti i Monacos admirohet nga trajneri Jurgen Klopp dhe ai e pëlqen stilin e lojës së “Reds”.
Për këtë, 21 vjeçari do ta preferonte një transferim në “Anfield Road” verën e ardhshme.
Real Madridi po ashtu ka shprehur interesim për Mbappen, i cili mund të largohet nga PSG-ja verën e ardhshme. /Gazeta Express/
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...