Kylian Mbappe është bërë vetëm lojtari i katërt në historinë e Paris Saint-Germain që i shënon 100 gola për klubin, gjë për të cilën thotë se ndihet i çliruar, transmeton Botasot.info
Sulmuesi francez shënoi një herë në fitoren e PSG-së 3:1 kundër Montpellier të shtunën në Ligë 1, mjaftueshëm për ta arritur golin e 100-të në karrierë për parisienët.
“I dija statistikat e mia. Në disa ndeshje doja ta shënoja golin e 100-të. Goli numër 100 nuk ka qenë i lehtë. Duhet të them se është një ndjesi çlirimi për mua. Një arritje e madhe te një klub i madh sic është PSG, i mbushur me lojtarë të mëdhenj”.
“Kur kam nënshkruar, nuk e kisha menduar kurrë se do t’i shënoja 100 gola kaq shpejt. I falënderoj shokët e skuadrës dhe klubin që kanë pasur besim në mua në momentet e mira dhe të këqija”.
Me golin numër 100, Mbappe është bërë lojtari i katërt që e arrin këtë shifër pas Dominique Rocheteau, Pauleta (109), Zlatan Ibrahimovic (156) dhe Edinson Cavani (200).
“T’i shënoj 200 gola me PSG? Ku i dihet, nuk do ta kisha menduar kurrë se do t’i arrija 100 sosh”, nënvizoi ai./Arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...