Mbappe do të takohet me Macronin, Al Khelaifin dhe Emirin e Katarit, zbulohet arsyeja

08:46 | 27 Shkurt 2024
D.H

Emmanuel Macron, president i Francës, ishte një nga njerëzit kryesorë që dy vite më parë Kylian Mbappé nuk i mbajti premtimin Real Madridit, por rinovoi kontratën me PSG-në.

Dy të tjerët ishin Nasser al Khelaifi dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Epo, të tre mund të takohen sërish nesër me sulmuesin francez në pritjen që Presidenti i Republikës Franceze i ka organizuar emirit të vendit arab, i cili po viziton kryeqytetin francez për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej ngjitjes së tij në fron në vitin 2013.

Sipas “Le Parisien”, sulmuesi, i cili është një nga të ftuarit, do të marrë pjesë në event.

Arsyeja kryesore e vizitës së Emirit, siç raportoi “MARCA” këtë mëngjes, ishin negociatat që po bëhen në kryeqytetin francez për një armëpushim të ri në Gaza, pasi Katari është një vend ndërmjetës midis Palestinës dhe Izraelit, por darka në Elysee synon të bashkojë personalitet të sportit, ndaj Kylian nuk është e vetmja fytyrë e njohur e ftuar nga futbolli apo disiplina të tjera.

Parisi do të presë Lojërat Olimpike këtë verë dhe në gala pritet të marrë pjesë edhe kryebashkiaku Anne Hidalgo, ose Amélie Oudéa-Castéra, drejtuese e portofolit të Sportit dhe Arsimit.

Mbappé do të marrë pjesë në këtë event me vendimin tashmë të marrë për t’iu bashkuar Realit të Madridit, kështu që këta aktorë, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e lojtarit në Francë, nuk kanë asnjë shans për t’ia ndryshuar mendjen./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme