Kylian Mbappe shihet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Kështu mendon edhe shoku i skuadrës, Ander Herrera.
Ai beson se Mbappe do të dominojë në botën e futbollit pas CR7 dhe LM10.
Sipas tij, Mbappe do të fitojë Topin e Artë pa asnjë problem deri në vitin 2025, derisa i thuri lëvdata 21 vjeçarit.
“Të jem i sinqertë, çfarë të them për Kylian, nganjëherë në stërvitje duket sikur ai po stërvitet me fëmijë”, tha Herrera për ESPN.
“Mënyra sesi vrapon, ai thjesht ju lë prapa. Duket sikur ne jemi fëmijë kurse ai Usain Bolt!”.
“Është i shpejtë, teknik, shënon shumë gola, i qetë para portës. Nuk ka shumë lojtar që mund të balancojnë shpejtësinë me fuqinë dhe qetësinë”.
“Për këtë dhe shumë tjera besoj se deri më 2025 ai do të jetë një ndër kandidatët për Topin e Artë, madje do ta fitojë atë”.
Mbappe është shpallur zyrtarisht golashënuesi më i mirë i sezonit në Francë me 18 gola në 20 paraqitje në Ligue 1.
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...