Mbappe dhuron 26 mijë funta për nisjen e një kërkimi të ri për Emiliano Salan

18:19 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Kylian Mbappe ka dhënë një donacion prej 26 mijë funtave duke mbledhur gati 300 mijë funta me yjet tjerë nga Premierë Liga për një kërkim të ri privat të Emiliano Salas që do të filloj të dielën.

Fituesi i Kampionatit Botëror dhe sulmuesi i Paris Saint Germainit i është bashkuar një numri të madh yjesh në këtë mbledhjen e të hollave për një kërkim të ri të lojtarit që frikësohet të ketë vdekur, transmeton portali arbresh.info.

Agjenti Salas ka bërë thirrje për ndihmë pasi autoritet ndërprenë të enjten kërkimet për avionin e zhdukur që po barte lojtarin 15 milionësh të transferuar nga Cardiffi.

Mbrëmjen e kaluar, më shumë se 200 mijë funta janë mbledhur pasi shuma që ishte në shënjestër ishte rritur tutje kur kaloi vlerën prej 130 mijë funtave. Laurent Koscielny nga Arsenali dhe Ilkay Gundogan nga Manchester City dhuruan nga 1.700 funta duke shfrytëzuar hashtagun #NoDejenDeBuscar, i cili nëse e përkthejmë nga gjuha spanjolle do të thotë “mos i ndalni kërkimet”, transmeton portali arbresh.info.

Anësori i Leicester Cityt – Demarai Gray dhuroi më shumë se 400 funta, ndërsa mbrojtësi i Fulhamit – Maxime Le Marchand dha rreth 1.000 funta kurse ish ylli i West Hamit – Dimitri Payet dha 8.600 funta.

Sa i përket mbrëmjes së kaluar, donacioni më i madh ishte 21 mijë funta nga ylli i Paris Saint Germainit – Adrien Rabiot.

Trajneri i Nantes, Vahid Halihodzic, mesfushori i Bayern Munichut – Corentin Tolisso, mbrojtësi i Napolit – Kalidou Koulibaly dhe ish qendërmbrojtësi i Cardiffit – Fabio Da Silva kontribuuan gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme