Google ADS

Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergola ndaj Sevillës

16:31 | 22 Dhjetor 2024
D.H

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillës në ndeshjen e vlefshme që po luhet në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Golin e epërsisë për “Los Blancos” e realizoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe, shkruan Arbresh.info.

Mbappe shënoi pas 10 minutave lojë një eurogol.

Francezi tashmë është zhbllokuar pas një starti të dobët dhe kjo është ndeshja e tij e katërt me radhë që shënon në të gjitha garat.

Kurse ky ishte goli i tij i 10-të në La Liga.

Një tjetër gol maestral shënoi edhe Valverde 10 minuta më vonë i cili dyfishoi epërsinë e “mbretërve”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme