Spekulimet për të ardhmen e Kylian Mbappes ende po vlojnë, me sulmuesin që ende nuk ka zgjatur kontratën e tij me Paris Saint-Germain
Bruno Satin, një përfaqësues i lojtarit në Francë, ka aluduar për një klub të ri të francezit, duke thënë së sipas burimeve të tij, Mbappe tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin.
“Besoj se ai është gati ta bëjë këtë”, ka thënë Satin për Canal+ kur është pyetur për mundësinë që Mbappe ta ndërrojë klubin.
“Po ashtu kam informacione të cilat me kanë treguar që Mbappe dhe familja e tij kanë një marrëveshje me Real Madridin”.
“Së pari, ka një marrëveshje nga ana e lojtarit, por për këtë duhet të pajtohet edhe Paris Saint-Germain”.
“Natyrisht, pronarët nga Katari të PSG-së nuk kanë vendosur për atë çfarë do të bëjnë më Mbappen por ai mundet, kështu që në fund mund të largohet nga skuadra dhe ata të mos fitojnë asgjë”.
Klubi dhe lojtari nuk kanë arritur një marrëveshje të re për momentin. Sipas Le Parisien, PSG i ka ofruar një kontratë atij që e mbanë në skuadër deri më 2025 e cila thekson se ai mund të largohet më 2024 nëse dëshiron. Mbappe, megjithatë, nuk dëshiron një kontratë të gjatë të tillë dhe preferon që të nënshkruajë një kontratë deri më 2023 me opsionin për të larguar më 2022 apo, me fjalë të tjera, në fund të sezonit të ardhshëm.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...