Manchester City raportohet të ketë Kylian Mbappen dhe Thiago Alcantaran në krye të shënjestrave të tyre për transferim.
Mbappe ka bërë 40 paraqitje për Paris Saint Germainin këtë sezon duke shënuar 19 gola dhe duke regjistruar 17 asistime që nga transferimi prej Monacos, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Thiago ka luajtur ka luajtur nën udhëheqjen e trajnerit aktual të Manchester Cityt, Pep Guardiolas, në Barcelonë dhe u transferua në Bayern Munichu në verën e njëjtë kur trajneri katalunas mori detyrën.
Bazuar në një raport nga ‘Sky Sports’, Manchester City është duke kërkuar të përforcoj skuadrën e parë dhe synon të investoj 200 milionë euro për të ruajtur titullin në Premierë Ligë.
Raporti shton gjithashtu që anësori Wilfried Zaha i Crystal Palances është gjithashtu në radarin e kampionit anglez, por nuk është shënjestër kryesore./arbresh.info/
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...