“El Mundo” shkruan se presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka kërkuar sulmuesit të PSG-së Kylian Mbappé që të rinovojë kontratën me klubin parisien, ndërsa Reali i Madridit është optimist se francezi do të luajë në “Santiago Bernabéu” sezonin tjetër.
Florentino Pérez u largua nga “Le Parc des Princes” me një ndjesi të çuditshme. Lojtari më i kërkuar nga ai (kujtojmë se në verë ofroi 200 milionë euro për sulmuesin) i ndëshkoi në ndeshjen e 1/8-ve të finales së Champions-it.
Në krahun tjetër, drejtuesit e PSG-së po bëjnë të pamundurën që ta bindin Mbappénë që të qëndrojë në Paris, i kanë ofruar një kontratë të re ku do të përfitojë më shumë se 25 milion euro në vit (më shumë se oferta e Realit) madje kanë kërkuar edhe ndihmën e kreut të shtetit, që ta bindë sulmuesin të qëndrojë.
Vetë presidenti i vendit, Emmanuel Macron ka ndërhyrë në këtë çështje, duke inkurajuar lojtarin që të qëndrojë me klubin parisien. Madje flitet se edhe Nicolas Sarkozy ka negociuar për këtë çështje. Sigurisht që pas këtyre lëvizjeve qëndron fuqia dhe influenca e Katarit në Paris.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...