Mbappe: Askush s’besonte se unë do të luaja

08:23 | 13 Gusht 2020
A. B.

Kylian Mbappe e ka falënderuar stafin mjekësor të Paris Saint-Germainit që ai doli ta shërojë atë në kohë për të luajtur në çerekfinalen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas.

Në një intervistë të dhënë para dy javësh, trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, kishte thënë se Kylian Mbappes do t’i duhej ndonjë mrekulli për t’u shëruar në kohë nga lëndimi në kyçin e këmbës që e pësoi më 24 korrik.

Mirëpo, francezi ishte në mesin e lojtarëve në stol për ndeshjen e së mërkurës kundër Atalantas dhe e bëri një ndryshim të madh në rrjedhën e lojës në pjesën e dytë, kur hyri në lojë nga stoli dhe ndihmoi në arritjen e fitores me rezultat 2:1.

Mbappe kombinoi me Neymarin për t’ia asistuar Eric Maxim Choupo-Motingut golin e shënuar në minutën e 93-të, 149 sekonda pasi Marquinhos e kishte shënuar golin e barazimit. Kështu PSG-ja arriti ta përmbysë rezultatin, pasi që në fillim Atalanta kishte kaluar në epërsi falë golit të Mario Pasalicit.

Pasi e ndihmoi skuadrën e tij të arrijë në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 1995, 21-vjeçari i përdori llogaritë e tij në rrjete sociale për ta falënderuar stafin mjekësor të klubit.

“Nuk mund të më flasësh mua për dhimbje. Një falënderim i madh për stafit mjekësor që më ngriti sërish në këmbët e mia. Askush nuk e priste këtë, përveç nesh”, ka shkruar Mbappe.

“Faleminderit të gjithë grupit, ne duam t’ia dalim këtij qëllimi”. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme