Lojtari më i shtrenjtë dhe më i mirë i Newcastle, Allan Saint-Maximin, nuk do të jetë më në gjendje të mbajë shiritat e kokës që vendoste në ndeshjet e Ligës Premier.
Që në fillimet e karrierës së tij, Saint-Maximin është shquar për driblimet fantastike dhe teknikën të mirë me topin, por edhe shiritin në kokë pa të cilin nuk i fillon ndeshjet.
Ai mbante Gucci që vlente 200 euro, por më pas kaloi në markën Louis Vuitton. Megjithatë, atij nuk do t’i lejohen që t’i mbajë më në kokë në ndeshjet e Ligës Premier.
Në duelin e fundit kundër Leicesterit, Saint-Maximin tërhoqi vëmendjen me një shirit koke mjaft të pazakontë. Megjithatë, ai shkeli rregullat e Ligës Premier dhe nuk do të mund ta mbajë më atë.
Mbajtja e shiritit të kokës nuk është e ndaluar, por duhet të jetë në ngjyrat e fanellës me të cilën klubi luan atë ditë.
Pra, futbollistit francez i lejohet të mbajë një shirit të zi ose të bardhë, siç bëri sot ndaj Crystal Palace.
Modeli i ri që kishte në ndeshjet e fundit kishte disa ngjyra, ndaj organizatorët e garës e paralajmëruan dhe ia ndaluan këtë gjë.
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës