Google ADS

Mbahet kampionati i dytë shtetëror i Golfit në Kosovës, marrin pjesë 54 lojtarë nga 10 shtete të ndryshme

15:20 | 10 Tetor 2021
KRG

Është mbajtur kampionati i dytë shtetëror i sportit të Golfit në Kosovë.

Organizimi ishte madhështor dhe morën pjesë 54 lojtarë nga 10 shtet të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Kampion i Kosovës tek meshkujt u shpall Azer Bislimaj (Brutto) kurse tek femrat u shpall Sabrina Hoxhaj (Brutto).

Më poshtë keni njoftimin e plotë nga Federata e Golfit të Kosovës:

Kampionati i dytë Shtetëror i Kosovës në Golf ishte tejet madhështor dhe në të morën pjesë 54 lojëtar (përfshi pesë lojëtare) duke udhëtuar nga 10 shtete të ndryshme si nga Amerika, Anglia, Franca, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, nga brenda Gjermanisë dhe nga Kosova.

Ky Kampionat u bë i mundur me ndihmën e MKRS, SWISS SONIC, GOLF FEE CARD INTERNATIONAL, BANKA EKONOMIKE dhe Hotel PRISHTINA.

Si zakonisht nuk mungoi përkrahja e madhe nga Familja ARIFI pa të cilën ky event vështirë do ishte i mundur dhe kjo Familje meriton një falenderim të veçantë, së bashku me Resortin e Golfit Heitlinger Genusswelten.

Gjithashtu falenderojmë Familjen Shala nga Eppingen të cilët ishin në nivel të lartë të profesionalizmit dhe mikëpritjes tejet bujare në Hotelin dhe restorantin e tyre ku qëndruan reprezentuesit e Kosovës.

Falenderime të mëdha meritojnë dhe mediat e Kosovës të cilat nga viti 2008 e përkrahin zhvillimin e sportit të Golfit në Kosovë.

Falenderime nga zemra gjithashtu për secilin pjesëmarrës që ka udhëtuar për të marrë pjesë në këtë Kampionat madhështor dhe pa të cilët kjo ngjarje nuk do ta kishte ngjyrimin e madh që mori. Kontributi i juaj do vlerësohet më së shumti nga gjeneratat tjera në dekadat dhe shekujt që do pasojnë. Çdo minutë i juaji dhe çdo cent i shpenzuar do ta shkruaj historinë moderne të sportit të Golfit në Kosovë.

Ju faleminderit që më besuat dhe që më mundësuat të jem në shërbimin tuaj. Ka qenë nder dhe kënaqësi t’ju asistoj në çdo kohë, qoft fizikisht, përmes telefonit apo dhe me shkrim. Kosovës ia kemi borxh krijimin e imazhit më të mirë.

Andaj si gërshetim i gjithë këtyre elementeve Kosova i ka prodhuar rezultatet e më poshtme:

Kampion i Kosovës u shpall Azer Bislimaj (Brutto)

Kampione e Kosovës u shpall Sabrina Hoxhaj (Brutto)

Rezultate tjera:

1. Kategoria A

1. Selami Bunjaku (Netto)

2. Adnan Hajdini (Netto)

3. Geresa Arifi (Netto)

2. Kategoria B

1. Flamur Ukshini (Netto)

2. Murat Bislimaj (Netto)

3. Naim Gjinovci (Netto)

3. Kategoria C

1. Miftar Krasniqi (Netto)

2. Driton Gashi (Netto)

3. Murat Ahmetaj (Netto)

Urime gjithë fituesve dhe gjithë pjesëmarrësve.

Me konsideratën më të lartë,

I juaji

Lavdim Zylfiu

Organizator i Kampionatit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme