Mayweather fiton edhe ‘Jackpot’ prej 100 mijë dollarë në Kazino (FOTO)

19:22 | 5 Shtator 2017
Arbresh Info

Paraja shkon te paraja. Kjo thënie i shkon për shtati boksierit Floyd Mayweather, i cili në Kazino ka fituar premion më të madhe të njohur si ‘Jackpot’.

Ai fitoi 100,500 dollarë në aparate të Kazinos, ndërsa fotot i postoi nga klubi i tij i njohur Girl Collection, në Las Vegas.

Mayweather para disa ditësh është pensionuar nga boksi, kur fitoi meçin e famshëm me Conor McGregor.

43ece11000000578-0-image-a-16_1504603180097

Boksieri amerikan njihet për jetën e tij luksoze, me vetura të shtrenjta, femra dhe ndeja ku harxhohen shumë para.

Mayweather në këtë ditë kur e fitoi ‘Jackpot-in’, kishte dhe disa takime me njerëz ta famshëm ku nuk munguan foto.

Ai në Las Vegas takoi komikun e njohur Kevin Hart.

43ecfa0900000578-0-image-a-7_1504603026271

Pastaj postoi foto edhe me Adrien Broner, Usher dhe Dave Chappelle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme