Floyd Mayweather e ka konfirmuar vendimin e tij për t’u bërë trajner boksi, duke thënë se qëllimi i tij është të bëhet njëri ndër trajnerët më të mirë në botë.
43-vjeçari i cili luftoi kundër Conor McGregor në vitin 2017 për ta arritur rekordin prej 50 fitoreve dhe asnjë meçi të humbur në karrierë, i ndau ambiciet e tij për të ardhmen përmes një video në Instagram, transmeton Gazeta Express.
Ai e postoi në llogarinë e tij zyrtare një video duke e mësuar të boksojë nipin e tij dhe e bëri të qartë qëllimin e tij për të ardhmen.
“Kjo është dita ime e parë e punës me nipin tim 14-vjeçar, i cili nuk ka aspak përvojë në boks dhe kjo është hera ime e dytë që po punoj në këtë mënyrë”, ka shkruar Mayweather në llogarinë e tij.
“Hera ime e parë ishte me djalin tim më të madh, videon e së cilës mund ta keni parë që e kam postuar së fundi. Siç e dini shumë prej juve, unë kam pasur trajnerë të mrekullueshëm si babanë tim dhe xhaxhanë”.
“Që kur më ka vdekur xhaxhai, unë jam frymëzuar t’i ndihmojë ata përreth vetes në të njëjtën mënyrë si kanë qenë ata afër meje gjatë gjithë karrierës time”,
“Në këtë kohë kur ne duhet të mbajmë distancën nga të tjerët, unë kam pasur kohë të reflektojë se si dua ta bëj ndryshimin te jetët e njerëzve të tjerë dhe t’u ndihmojë atyre t’i arrijnë qëllimet e veta”.
“Jam i ri në punën e trajnerit dhe deri më tani kam qenë duke punuar me njerëz që s’kanë përvojë në boks, kështu që ne po rritemi së bashku, Por, ju premtoj, do të bëhet njëri ndër trajnerët më të mirë në botë”.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...