Mavraj viziton vendin e tretë më të shenjtë të Islamit 

13:45 | 13 Qershor 2017
arbresh.info

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka vizituar Jerusalemin, duke nxjerrë fotografi nga atje në rrjetet sociale.

Ai ndjehet i privilegjuar që vizitoi Xhamine Al Aqsa, të përmendur në suren El Isra, vendi nga ku Profeti Muhamed a.s u ngjit në qiell.

Xhamia el-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

“Sa te jem gjalle vizita ne ate toke te bekuar si edhe per njerzit e saj nga zemra ime kurre nuk ndahen po edhe nga lutjet e mija. Faleminderit Zoti im”, shkroi Mavraj në Facebook./arbresh.info/

https://www.facebook.com/m.mavraj15/posts/567861680051097

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme