Për Mërgim Mavrajn, i gjithë faji për humbjen ndaj Luksemburgut, por edhe për të gjitha ndeshjet ku kombëtarja është paraqitur dobët pas Evropianit – është i futbollistëve.
“Nëse ne nuk japim 100 për qind në çdo ndeshje atëherë rrezikojmë gjithmonë për të humbur. Ky është problemi i skuadrave të vogla që kur arrijnë një synim, sikur 1 përqind më pak të japin rezultatet nuk janë të mira”, është shprehur Mavraj, citon TCH.
Ai thotë se të gjithë lojtarët, duke filluar që nga ai, duhet të pyesin veten nëse kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Ndërsa sa i përket konkretisht rezultatit ndaj Luksemburgut, Mavraj thotë se ndikuan disa faktorë.
“Kemi krijuar raste ndaj një skuadre që luante mbrapa. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen. Pjesën e parë kemi krijuar raste dhe nuk jemi rrezikuar mbrapa. Na ka munguar cilësia sot në përgjithësi. Jemi të lodhur, të fokusuar të Izraeli. Pastaj çdo lojtar nuk ka dhënë më të mirën sot”, është shprehur Mavraj.
Në fund, ai u shpreh se ndaj Izraelit do të jetë një kombëtare krejtësisht tjetër, por kjo mbetet për t’u parë.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...