Mërgim Mavraj është paraqitur këtë të premte në zyrat e klubit grek të Aris Selanik duke u prezantuar si afrimi i fundit i tyre.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare tashmë është zyrtarisht pjesë e Arisit të Selanikut.
Objektivi i Mavrajt është të arrijë sa më shpejtë formën optimale për t’u vendosur në dispozicion të skuadrës për ndeshjet zyrtare sa më shpejt.
Mavraj tash e disa muaj ishte në kërkim të një skuadre të re, pasi Hamburgu ia kishte shkëputur kontratën.
Shqiptari për herë të parë do të luajë në një shtet larg Gjermanisë, pasi ka bërë karrierë me klube si Bochum, Greuther Furth, FC Koln e Hamburger.
Mavraj te Arisi do ta ketë shok skuadre Migjen Bashën dhe të dy shqiptarët tashmë do të kërkojnë të lenë shenjë në elitën e futbollit grek. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...