Mërgim Mavraj nuk e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij te klubi i Ingolstadt në Bundesliga 2.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe tashmë i ekipit gjerman, do të qëndrojë një javë jashtë fushave.
Kjo për shkak të një dëmtimi në stërvitjet që po zhvillon në Spanjë, pasi Mavraj ka pësuar frakturën në dorë.
“Për fat të keq, nënshkrimi ynë i ri Mergim Mavraj ka pësuar një dëmtim të dorës në sesionin e trajnimit të djeshëm. 32-vjeçari do të mungojë në deri në javën ardhshme. Ne i dëshirojmë një shërim të shpejtë!”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare në Twitter.
Ingolstadt e bleu Mavrajn nga Arisi për 300 mijë euro, që ishte edhe klauzola në kontratën e tij që ishte vendosur gjatë verës.
Mavraj nuk ishte gjetur mirë në Greqi nga ku u largua pas gjashtë muajsh.
Mbrojtësi do të luftojë që ta mbajë në Bundesliga 2 skuadrën aktuale, pasi është e fundit në renditje me vetëm 10 pikë. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...