Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, foli pas humbjes së kuqezinjve ndaj Skocisë me rezultat 0-4.
32-vjeçari u përjashtua me karton të kuq në minutën e 22-të për shkak të një gjesti josportiv ndaj lojtarit kundërshtar, dhe për këtë i vjen keq mbrojtësit.
“Duhet t’i kërkoj falje tifozëve dhe skuadrës. U provokova, duhet të reagoja ndryshe, jam i penduar”.
“U nxitova, por nuk ishte fall fare, ai erdhi me vrap për të më provokuar. Është normal të mbrohesh, unë nuk e kam goditur me kokë. Por, ata që ndjekin futbollin e dinë që kjo është normale”.
“Pas kartonit të kuq situata ishte më e vështirë, është e rëndë për skuadrën kur kapiteni del në minutat e para me karton të kuq”.
“E filluam mirë, por pastaj na mbyllën dhe na vështirësuan situatën. Pas golit të parë na humbi shpresa”, ka thënë Mavraj.
Pas kësaj humbje Shqipëria bie në Ligën D të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...