Mavraj, Hysaj dhe Sadiku komentojnë shortin e Ligës së Kombeve

15:37 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Edhe pse shorti nuk u tregua shumë bujare me Kombëtaren e Shqipërinë, shorti në Lozanë nuk e ka ulur optimizmin në radhët e kuqezinjve.

Disa prej protagonistëve kryesorë të skuadrës, duke nisur nga mbrojtësi Mërgim Mavraj komentuan kundërshtarët e Ligës së Kombeve, duke shfaqur besim se Kombëtarja mund ta fitojë grupin.

Mërgim Mavraj: “E kemi treguar me Izraelin që jemi në një gjëndje më të mirë se ata. Kemi nje borxh që duhet ta shlyejmë. Sfida me Skocinë është një aventurë e re. Do të jetë një duel i madh dhe ashtu si në ndeshjet e tjera të mëdha, me mbeshtetjen e shqiptarëve në Britani mund t’ia dalim. Besoj se mund të arrimë fitore në të dyja ndeshjet. Është mundesi shume e madhe për ne, por edhe për kundërshtarët që kemi besoj se mund t’ia dalim. Kam një shok të ngushtë në ekip, lojtar të Izraelit. Kosova nuk ka arritur ende në nivelin tonë dhe është normale të ketë rivalë më të dobët”.

Në të njëjtën gjatësi vale edhe Elseid Hysaj. Përpos besimit për vendin e parë, mbrojtësi i Napolit, i cili është padiskutim një prej yjeve më të rëndësishëm të Shqipërisë beson se skuadra do të jetë gati përballë Skocisë.

“Tani po luajmë shumë mirë me të gjitha skuadrat, nuk ka më diferenca në paraqitjet tona, me të mëdhatë apo të voglat. Mendoj se shorti është shumë i mirë, do të punojmë fort për t’ia dalë mbanë. Izraeli e Skocia janë ekipe të forta, por kemi mundësi të mëdha të kualifikohemi. Skocia? Është pak e vështirë, kanë një stil të ndryshëm loje dhe mjaft agresiv, por mendoj se do të kemi kohë të përgatitemi dhe ta studiojmë këtë kundërshtar. Problemet me Izraelin në ndeshjen e kaluar? Nuk besoj se do të ketë sërish probleme të tilla, do të jenë ndeshje shumë të bukura”.

Optimist edhe bomberi i skuadrës, Armando Sadiku, sipas të cilit pika e fort e Shqipërisë do të jetë vlerësimi maksimal i kundërshtarëve, si mënyrë për të përsëritur fitoret jashtë fushe në Izrael dhe Turqi.

“Çdo ekip është i vështirë në ditët e sotme nuk ka ekpe të lehta. Nëse do ti vlerësojmë maksimalisht të dyja ndeshjet do të kemi sukses, ashtu siç bëmë në Izrael dhe në Turqi.Shikoj gjithmonë përpara dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj sa më shumë gola për Kombëtaren. Sa herë vesh fanellën kam një ndjesi shumë të veçantë dhe dua të ndihmoj kombin tim”. /SS/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme