Mauro Icardi i kënaqur me fitoren e PSG-së në Ligë të Kampionëve

15:13 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Mauro Icardi është i kënaqur që ka shënuar në ndeshjen e së martës për PSG-në.

Sulmuesi argjentinas ishte autori i golit të fitores kundër kundërshtarit në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Sinqerisht, jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Icardi. “Veçanërisht për ndeshjen e krijuar nga skuadra”

“Jam sigurisht i lumtur që kam shënuar këtë gol që ofroi fitoren. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen”

“Nuk jam ende 100 për qind [i gatshëm], por me një gol, dhimbja kalon. Do të përpiqem për tu rikuperuar dhe do të luaj ndeshjen e ardhshme në mënyrën më të mirë të mundshme”

Icardi është në formë huazimi te PSG nga Interi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme