PSG është në negociata të avancuara me Inter për të mbajtur në skuadër sulmuesin Mauro Icardi, i cili do paguhet rreth 10 milionë euro në vit.
Thuhet se drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo ka ofruar 55 milionë euro plus bonuset për argjentinasin, transmeton portali arbresh.info.
Inter, nga ana tjetër kërkon 60 milionë euro duke mos përfshirë bonuset për të mbetur në “Parkun e Princave”.
Icardi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare te gjiganti francez, ngase këtë sezon ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Icardi gjithashtu ishte i lidhur me rikthimin në Seria A te Juventus para disa muajve, por me shumë mundësi do mbetet në Francë./arbresh.info.
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...