Google ADS

Maurizio Sarri: Nuk luajtëm, por ishte e rëndësishme fitorja

08:30 | 9 Nëntor 2018
A. B.

Maurizio Sarri pranon se skuadra që drejton, Chelsea nuk ishte në ditën më të mirë të mundshme në Ligën e Evropës.

Në fakt, londinezët shënuan fitore minimale kundër BATE Borisovit në saje të një goli të Olivier Giroud.

“Mendoj se nuk luajtëm shumë mirë, nuk më pëlqeu pjesa e parë sepse kemi lëvizur topin vetëm horizontalisht dhe ngadalë, kështu që ishte e vështirë të rrezikonim.

“Në pjesën e dytë, në 15 minutat e fundit ishin tejet të mirë. Gjëja më e mirë për këtë mbrëmje ishte rezultati”.

“Nuk ishte e lehtë që të shfaq një ndeshje të bukur, ishin të gjitha kushtet për të luajtur keq, por unë mendoj se mund të kemi bërë edhe më mirë”, tha italiani.

Chelsea tani është renditur në mesin e ekipeve që do të luajnë në fazën e pas grupeve gjersa strategu shtoi se kanë arritur objektivat në këtë garë.

“Mendoj se synimi i parë në këtë garë ishte të kualifikohej dhe tani synimi i dytë është të fitojmë grupin tonë. Në këtë formë mendoj se kemi nevojë për një pikë tjetër, është shumë e rëndësishme sepse atëherë mund të flasim përsëri për këtë garë, kur ne do të kemi një objektiv tjetër”, pohoi Sarri, i cili mori drejtimin e klubit gjatë verës pas shkarkimit të Antonio Contes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme