Pas dorëheqjes së Massimiliano Allegrit, një numër i madh i emrave janë përfolur për detyrën në Juventus, përfshirë Pep Guardiolan dhe Mauricio Pochettinon.
Megjithatë, gazetari Tancredi Palmeri raporton për SNAI se Juventusi i ka ofruar një kontratë Sarrit dhe ai do të nënshkruaj së shpejti me të pranuar largimin nga Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Por, njoftimi nuk pritet të bëhet deri pas finales së Evropa Ligës.
Pavarësisht një fillimi shumë të mirë, Chelsea kishte probleme të shumta nën udhëheqjen e Sarrit dhe largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.
Madje sipas burimit të lartpërmendur, kalimi i tij në Torinio është “punë e kryer”./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel