Maurizio Sarri është i hapur rreth idesë që ish kapiteni John Terry t’i bashkohet stafit të trajnerëve në Chelsea.
Terry u largua nga Stamford Bridge pas 22 viteve shërbim duke shfrytëzuar një sezon te Aston Villa, ndërkohë që këtë javë refuzoi kalimin te Spartak Moscow, transmeton portali arbresh.info.
“Hera e fundit kur kam folur me të më ka thënë se dëshiron të luaj edhe për një tjetër sezon”, ka thënë Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës ndaj Cardiffut. “Nuk e di tani situatën. Jam duke folur për një javë më parë. Sigurisht, Chelsea është shtëpia e tij”
Sa i përket rikthimit të Terryt, Sarri shtoi:
“Nuk e di. Ai ma ka treguar një tjetër gjë. Ai më ka thënë se dëshiron të luaj. Unë nuk e di. Nuk kam folur me të”
“Sigurisht se ai do të jetë një pikë referuese për mua, për të gjithë këtu (nëse rikthehet)”
“Varet nga ai. Nëse dëshiron të luaj edhe për një sezon tjetër, unë mendoj se është një gjë e duhur nëse përpiqet për të luajtur. Nëse ai dëshiron të na ndihmojë neve, unë jam shumë, shumë i lumtur”
Fillimi i shkëlqyer i Chelseat ka lënë të kuptohet se ata mund të sfidojnë për titull kampionin Manchester City./arbresh.info/
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...