Maurizio Sarri akuzohet për sjellje të pahijshme

12:30 | 24 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri është ndëshkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për rolin e tij gjatë një zënke në linjën anësore në ndeshjen kundër Burnleyt.

Raporte të ndryshme kanë pretenduar se Sarri është quajtur “m** italian” nga stafi i trajnerëve të skuadrës së Bunrleyt gjatë barazimit 2 me 2 të së hënës, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Anglisë ka ndëshkuar ish trajnerin e Napolit duke e vlerësuar si “fajtor” për “sjellje të pahijshme” derisa ishte duke shkuar në tunel.

60-vjeçari ka kohë deri në ora 18:00 të së premtes për t’iu përgjigjur kësaj akuze.

Sarri gjithashtu nuk mori pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme