Mauricio Pochettino “gati të largohet” nga PSG dhe të bëhet trajner i Man United

09:21 | 22 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Mauricio Pochettino është gati të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të bëhet trajneri i ri i Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer u lirua nga detyrat e tij të dielën, një ditë pas humbjes poshtëruese 4-1 nga Watford.

Michael Carrick, pjesë e ekipit të trajnerëve në United që nga pensionimi i tij në vitin 2018, do të marrë drejtimin e serisë së ardhshme të lojtarëve si trajner.

Thashethemet kanë qarkulluar se kë dëshiron United të zëvendësojë me Solskjaer, dhe sipas mediave angleze, Pochettino tani është objektivi kryesor i “Djajve të Kuq”.

“Daily Mail” raporton se tekniku argjentinas do të ishte i gatshëm të rikthehej në futbollin anglez me United edhe në mes të sezonit.

Pochettino morri “frenat” e PSG në fillim të këtij viti dhe nënshkroi një kontratë të re deri në korrik të vitit 2023.

Sidoqoftë, ai thuhet se është i përgatitur të largohet nga “Parc des Princes” përpara se të skadojë ajo marrëveshje – pasi nuk është vendosur plotësisht në kryeqytetin francez.

Familja e 49-vjeçari është ende e vendosur në Londër pas qëndrimit të tij në Spurs dhe ai është duke banuar në një hotel në Paris.

PSG aktualisht është nëntë pikë përpara në krye të Ligue 1, por Pochettino thuhet se është i frustruar me egot e mëdha në skuadrën e tij.

Ai ishte një nga emrat në kornizë për të marrë punën në United në dhjetor 2018 kur Jose Mourinho u shkarkua. United emëroi Solskjaer si trajner të përkohshëm dhe më pas i dha atij kontratë të përgjithshme pas një fillimi të fortë.

Nga ana tjetër, Sir Alex Ferguson besohet se e sheh argjentinasin si kandidatin e preferuar përpara trajnerëve tjerë si Zinedine Zidane, Brendan Rodgers, Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick./Arbresh.info

Të ngjashme