Matuidi shpëton PSG-në ndaj Metzit (VIDEO)

20:38 | 18 Prill 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain ka regjistruar fitore me rezultat 3 me 2 në sekondat e fundit në ndeshjen si mysafirë ndaj FC Metz.

Gjiganti francez arriti të siguroj tre pikë në takimin e xhiros së 31 në Liga 1 të zhvilluar si mysafirë në stadiumin ‘Saint Symphorien’ pas golit në sekondat e fundit të ndeshjes nga mesfushori Blaise Matuidi, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Unai Emery mbylli pjesën e parë të takimit me epërsi prej dy golave të realizuara nga Blaise Matuidi (36′) dhe Edinson Cavani (33′). Por, nikoqirët u rikthyen fuqishëm në fraksionin tjetër të ndeshjes duke barazuar rezultatin në 2 me 2 përmes Chieck Dibate (88′) dhe Yann Jouffre (78′).

Megjithatë, reprezentuesi 30-vjeçar i Francës shpëtoi nga barazimin skuadrën e tij me golin e shënuar me kokë në minutën e 93′ për 2 me 3 pas asistimit nga Javier Pastore.

PSG tani ka 77 pikë, aq sa AS Monaco në pozitën e parë me një ndeshje më pak, ndërsa FC Metz gjendet në pozitën e 15 me vetëm 36 pikë./arbresh.info

https://streamable.com/zfx2y

https://streamable.com/gu9mm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme