Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka folur pas grumbullimit me Përfaqësuesen e Francës, por tema kryesore ishte përballja ndaj Real Madridit.
Francezi është i vetëdijshëm për kapacitetet e skuadrës kundërshtare në çerekfinale dhe se ata duhet të fitojnë ndeshjen e parë si vendas.
“Është kundërshtari më i vështirë, janë kampion aktual i Evropës. Do të jenë dy ndeshje të mëdha”.
“Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi dhe duhet të kërkojmë fitore, kemi cilësitë për ta bërë”.
“Në Juve punohet shumë, fizikisht ndihem më i fortë”, ka thënë Matuidi për Canal Plus.
Përballja e parë është me 3 prilli, ndërsa e dytë në Bernabeu më 11 prill.
Vlen të theksohet se në ndeshjen e parë pritet të mungojnë dyshja mbrojtëse Giorgio Chiellini dhe Medhi Benatia. /Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje