Matuidi nuk heq dorë nga Kombëtarja e Francës: Shpresoj ta arrijë me Inter Miami-n

16:55 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Inter Miami-t, Blaise Matuidi shpreson që të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren e Francës.

Matuidi u largua nga Juventus-i në verë për t’iu bashkuar gjigantit amerikan, derisa pritet që të mos ftohet prapë në Kombëtaren e Francës, shkruan portali arbresh.info.

Sidoqoftë, francezi shpreson të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren.

“Duke arritur këtu e dija që gjërat do ishin ndryshe. Për 10 vite, kam qenë i rëndësishëm për Kombëtaren”.

“Kur mora vendimin e dija që kjo do ndryshonte. Kjo është çështja ime. Nuk do e humbasë kokën, ndihëm mirë ku jam”.

“Nëse trajneri me telefonon, ai e di se do jem këtu, si gjithmonë. Do shohim. Jam në dijeni se do jetë vështirë”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Matuidi do e përfaqësojë prapë Francën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme