Agjenti i portierit të Genoas, Mattia Perin, thuhet të jetë në bisedime për transferim te Milani pasi Gabiral Paleta është afër largimit.
Bazuar në ‘Tuttomercatoweb’, reprezentuesi i Perinit, Alessandro Lucci është takuar sot (e shtunë) me presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, për të diskutuar situatën e tij, transmeton portali arbresh.info. Pasi Gianluigi Donnarumma refuzoi të nënshkruaj kontratën e re, “Rossonerët” kanë nevojë për një zëvendësues të tij dhe Perin është shfaqur si favorit për këtë pozitë.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo, çfarë është duke ndodhur me të?
Ai është ende duke u rikuperuar nga lëndimi, pas dëmtoi dy herë brenda vitit ligamentet, por mund të jetë i gatshëm për stërvitjet para sezonale.
Besohet se është e mundshme që Milani mund të përfshijë si pjesë të marrëveshjes lojtarët e tjerë si Palettan dhe ish mesfushorin e Genoas, Andrea Bertolaccin./arbresh.info
Rama ndan pamje nga ambientet e transformuara sportive të sh...
Një skiator humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...
Gjykata Speciale edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë ...
10 këshilla që ju duhen në jetë
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?