Mathijs de Light ka vendosur të largohet nga Juventus në përfundim të sezonit aktual.
Qendërmbrojtësi holandez ishte i bindur se do të arrinte të bëhej lider i mbrojtjes, mbeti si opsion i dytë pas dyshes së pakontestueshme Bonucci – Chiellini që vijojnë të jenë prioritet i Maximiliano Allegrit.
De Light, megjithatë e ka kuptuar se Juventusi nuk është vendi i duhur për të.
22-vjeçari tashmë ka njoftuar agjentin e tij, Mino Raiola t’i gjejë një klub tjetër për verën e ardhshme.
Ai beson se ka ardhur koha për të qenë lider i mbrojtjes së ndonjë klubit të madh evropian.
Klubi i parë që Raiola ka kontaktuar për t’i ofruar De Light ishte Barcelona.
Agjenti i holandezit e di mirë se profili i lojtarit të tij do të përshtatej mirë me mënyrën e lojës së “Blaugranëve”.
Mirëpo, ai ka refuzuar kalimin te Barça pasi e di mirë se nuk do të ishte asnjëherë startues para Gerard Pique.
Me derën e mbyllur te katalanasit, klubi i parë në listë është Manchester City i Pep Guardiolës, sytë e të cilit janë ndezur duke imagjinuar një dyshe mbrojtëse të përbërë nga Ruben Dias dhe De Light.
Trajneri i Cityt i ka dhënë dritën jeshile transferimit të holandezit, ndonëse drejtuesit e “Citizens” nuk e shohin plotësisht të qartë, pasi sezonin e kaluar i mohuan Juventusit nënshkrimin me Raheem Sterling.
De Light u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Ajaxi në verën e vitit 2019 për 85.5 milionë euro./Arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend