Matteo Gabbia do të jetë përforcimi i parë i Milanit në merkaton e janarit.
Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Villarealin, për ta rikthyer mbrojtësin para kohe në Milano, duke qenë se marrëveshja e huazimit përfundonte në qershor.
Situata alarmante në mbrojtje, e shkaktuar nga dëmtimet e emrave si Tomori, Thiaw dhe Kalulu, kanë ndezur alarmin në prapavijën e kuqezinjve.
Pikërisht për këtë arsye është vendosur të kthehet Gabbia, një futbollist 24-vjeçar i rritur te Milani, që njeh mirë kuqezinjtë, por edhe Serinë A.
Futbollisti pritet të jetë në dispozicion të Milanit që për ndeshjen e parë të kampionatit në janar, atë ndaj Empolit në datën 7, ndërsa drejtuesit e kuqezinjve do të provojnë të afrojnë edhe një tjetër futbollist në prapavijë gjatë merkatos së janarit.
Ndër emrat në listën e drejtuesve kuqezi janë emra si Mukiele i PSG-së, Badiashile i Chelsea dhe Lenglet i Barcelonës, teksa synimi është që njëri prej tyre të merret në huazim deri në fund të sezonit për të shmangur emergjencën./ss
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...