Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e dytë të Mastersit të Dohas, pasi e mposhti xhudisten nga Gaboni, Sarah-Myriam Mazouz të mërkurën në mëngjes.
Xhudistja kosovare Kuka e mundi me lehtësi kundërshtaren e vet nga Gaboni në luftën e tyre në rrethin e parë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në rrethin e dytë, Kuka do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo.
Ajo do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.
Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.
Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.
Dje garoi edhe Akil Gjakova, i cili megjithatë dështoi në përpjekjet e tij për të fituar medlaje. /Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...