Google ADS

Massimiliano Allegri vazhdon të mbetet trajneri i Juventusit

21:49 | 11 Tetor 2022
K.B

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Juventusi nuk e ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin e tyre, Massimiliano Allegri.

Ndonëse vijon të performojë dobët në postin e trajnerit të “Zonjës së Vjetër”, kjo duket se nuk po u pengon fare drejtuesve “bardhezi” që i besojnë edhe më tutje trajnerit italian.

Juventusi u mposht nga Milani dhe Haifa në një hark kohor për pesë ditë.

Gjithsesi, për ta parë shkarkimin e italianit, duhet të presim edhe pak kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme