Google ADS

Massimiliano Allegri mëson gjuhën angleze, synon pozitë në Man United

09:58 | 2 Tetor 2019
Arbresh Info

Massimiliano Allegri ka qenë duke mësuar gjuhën angleze për shkak se ish trajneri i Juventusit dhe Milanit synon një rol në Premierë Ligë ndërkohë që mësohet se qëllimi kryesor është pozita e Ole Gunnar Solskjaerit në rast se Manchester United e shkarkon norvegjezin.

Allegri, i cili u largua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar pasi fitoi pesë tituj radhazi në Serie A, mori pjesë në ndeshjen e Tottenhamit në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut mbrëmjen e kaluar dhe është përfolur për kalim te një numër i madh klubesh angleze në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Në veçanti, 52-vjeçari besohet të ketë identifikuar United si një punëdhënës të mundshëm nëse ata vendosin për të ndarë rrugët me Solskjaerin pasi klubi regjistroi sezonin më të keq që 30 vite në ligë nën udhëheqjen e tij.

Në këtë fazë, mësohet se United nuk ka ndërmend shkarkimin e një trajneri i cili ka nënshtruar kontratë tri vjeçare në mars por Allegri pritet të jetë në listën e shkurtër të kandidatëve në një të ardhme të afërt.

Pavarësisht largimit të tij, ish mesfushori është ende me kontratë i lidhur me Juventusin deri më 2020 por kjo me gjasë nuk do të ketë efekt në ndonjë lëvizje të mundshme në Old Trafford pasi Allegri mendohet se është i gatshëm për të pranuar detyrën edhe nëse United nuk kualifikohet sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme