Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është më shumë i shqetësuar për aspektin psikologjik të ekipit sesa për Real Madridin apo Ronaldon dhe Balen. “Është ndeshja e dytë më e rëndësishme e karrierës sime, pas Berlinit, por këtë herë ekziston një bindje më e madhe, duhet të marrim kupën. Ka qenë një sezon fantastik, mungon sforcimi i fundit. Duhet të zbresim në fushë me një ekuilibër të madh dhe më të motivuar se rivalët tanë. Do të duhet të tregohemi të fortë në aspektin psikologjik në çdo moment të ndeshjes, ata mbeten favorit. Do të duhet të luajmë të përqendruar, pa ankth. E kemi merituar këtë finale, kemi besim”, ka thënëAllegri.
Në vazhdim tekniku është pyetur edhe për finalet e humbura nga bardhezinjtë: “Juventus ka luajtur 8 të tilla. Të arrish deri në fund nuk është e lehtë, është një gjë e jashtëzakonshme, të fitosh është akoma më mirë, por është e rëndësishme të jesh aty. Ndoshta Higuain do të shënojë në finale, duhet të jetë i qetë dhe të luajë në mënyrën e duhur. Besoj se do të bëjë një finale të madhe. Kemi një organikë cilësorë, klubi ka bërë një punë të madhe dhe në të ardhmen do të marrë lojtarë që do të na garantojnë një vend mes 8 të parëve ne Europë”, ka përfunduar Allegri.
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...