Google ADS

Massimiliano Allegri i gatshëm për stolin e Romës

16:26 | 24 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri Massimiliano Allegri, është i gatshëm për të qenë trajneri i ri i Romës.

Allegri i ndihmoi AC Milan-it të fitoi Scudetto, kurse me Juventus-i fioi pesë herë Seria A, katër herë Kupën e Italisë dhe dy herë Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku italian u zëvendësua nga Maurizio Sarri, ky i fundit gjithashtu është shkarkuar.

PSG ishte i lidhur me Allegri-n, por ky i fundit synon të vazhdojë në Seria A.

Sipas Corriere dello Sport, Allegri është i hapur që të jetë në stolin e Romës dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e rinj si Dan dhe Ryan Friedkin.

Në mënyrë që tekniku italian të jetë të Roma, së pari duhet shkarkuar Paulo Fonseca, mbi të cilin është rritur presioni në kohën e fundit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme