Google ADS

Mason Muont për Hakim Ziyech: Është yll botëror, mezi pres të punojë me të

17:14 | 6 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i Chelsea-s, Mason Mount ka thënë vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin e ardhshëm, Hakim Ziyech që do transferohet në verë.

“Blutë” arritën të sigurojnë shërbimet e marokut gjatë afatit të janarit duke e transferuar për 39 milionë euro nga Ajax, transmeton portali arbresh.info.

27-vjeçari ka qenë lojtari kryesor për gjigantin holandez në vitet e fundit, ndërsa vitin e kaluar kishte rol të rëndësishëm që iu ndihmojë të prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mount ka zbuluar se e ka parë Ziyech duke luajtur edhe më herët gjatë kohës kur ishte në Holandë.

“Para dy viteve ishte në Holandë në huazim, pra dija pak për të dhe sa i mirë është”.

“Është i mrekullueshëm, yll botëror që do i bashkohet klubit. Mezi pres të punojë me të, stërvitem me të dhe fatmirësisht të luaj me të”, deklaroi ai.

Dy lojtarët do kenë mundësinë të tregojnë kualitetin në sezonin e ardhshëm./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme