Stafi mjekësor i Francës po bën gjithçka që është e mundur për të vënë Kylian Mbappe nën urdhrat e Didier Deschamps në ndeshjen e sotme përballë Holandës.
Edhe pse hunda e tij u thye dhe u la në gjak pas përplasjes me një nga mbrojtësit e Asutrisë në ndeshjen e parë në grup, Mbappe ia ka dalë të shmangë operimin dhe pasditen e djeshme u stërvit me shokët, duke përdorur një maskë.
“Mbappé u stërvit dje dhe sot, kështu që do të shohim dhe do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor që ta kemi atë në dispozicion për nesër. Si të gjithë lojtarët ai dëshiron të jetë në fushë. Ai pati një dëmtim të rëndë, por hunda e tij nuk është aq delikate sa kyçet e këmbës apo gjunjët. Mbappé është më mirë, ne do të vendosim nesër nëse ai mund të luajë. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas goditjes që mori dhe pasojave që pati. Gjithçka duket se po evoluon në një drejtim pozitiv, por le të shohim”, tha tekniku i Transalpinëve.
Në prag të ndeshjes ndaj Holandës në Leipzig, vendimtare për kryesimin e grupit D të Euro 2024, sulmuesi i Real Madridit ka përdorur një maskë mbrojtëse trikolore, me ngjyrat e flamurit francez, simbolin e “Gjelave” dhe inicialet e tij të shkruara në të.
Fotot e Mbappe nga stërvitja e Francës kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi sulmuesi tashmë ngjan pothuajse si personazhi me të cilin është krahasuar për pamjen fizike, breshka-ninxha e filmave të animuar, me emrin Donatello.
Pavarësisht se maska e Mbappe është bërë virale, ylli i Francës nuk do të lejohet të zbresë në fushë me të. Kjo pasi, rregullat e UEFA-s përcaktojnë se futbollistët lejohen të mbajnë maskë me vetëm një ngjyrë, përveç rasteve kur bëhet një përjashtim i veçantë.
“Pajisjet mjekësore të veshura në fushën e lojës duhet të jenë një ngjyrë dhe pa identifikimin e ekipit dhe prodhuesit”, thuhet në një pjesë të rregullores së UEFA-s./ge
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?